HomePortfolioPortfolio

E Drejta e Punës: Pavarësisht nëse jeni punëdhënës apo i punësuar, ne ofrojmë këshilla strategjike për të nxitur një mjedis aktiv pune dhe për të siguruar praktika më të mira të së drejtës së punës.

Arbitrazhi: Në vend të betejave tradicionale në sallën e gjyqit, ne ofrojmë një alternativë më efikase përmes shërbimeve të arbitrazhit, duke ju ndihmuar të zgjidhni konfliktet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive jashtë procesit të zakonshëm gjyqësor.

E Drejta Kushtetuese: Përvoja e Legalis ju ndihmon të kuptoni dhe të sqaroni aspektet të ndërlikuara të çështjeve kushtetuese, duke u siguruar që të keni mbështetjen  e duhur për çështje dhe procedura që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore që i garanton Kushtetuta, si dhe interpretimet e normave dhe primeve kushtetuese.

E Drejta Penale: Ekipi ynë ofron mbështetje gjithëpërfshirëse, që përfshinë mbrojtjen ligjore dhe përfaqësimin në procedura penale, duke siguruar që ju të merrni udhëzime dhe përfaqësimin e duhur dhe të besuar, në kohën kur keni nevojë më së shumti.

E Drejta Administrative: Ekspertët tanë mund t’iu udhëheqin përmes kompleksitetit të rregulloreve, procedurave administrative dhe mosmarrëveshjeve të mundshme me autoritetet publike, duke u siguruar që ju veproni brenda kornizave ligjore përkatëse.

E Drejta Civile: Nëse hasni në sfida si mosmarrëveshjet kontraktuale ose çështje pronësore, ekipi ynë është i duhuri për t’ju përfaqësuar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt zgjidhjeve përmes negociatave ose, kur është e nevojshme, përmes proceseve gjyqësore.

E Drejta e Korporatave: Nëse dëshironi të themeloni ndërmarrje afariste, të siguroheni që operoni në përputhje me rregullativën ligjore, ose të realizoni bashkimi dhe ndarje të kompanisë, apo procedura të falimentimit, ekipi ynë ofron mbështetje gjithpërfshirëse lidhur me të gjitha çështjet e korporatave. Duke pasur Legalis në mbështetje, ju mund të ndiheni të sigurtë të përqëndroheni në zhvillimin e afarizmit tuaj.

https://legalis-kosovo.com/wp-content/uploads/2023/10/LOGO-01.svg
Rr. Qamil Hoxha, H-21, Nr.6, 10000 Prishtinë
+383 44 898 704
info@legalis-kosovo.com

Na ndiqni:

Gati për të diskutuar nevojat tuaja ligjore?

Ekipi ynë është këtu për të adresuar pyetjet tuaja dhe për të ofruar udhëzime nga ekspertët.