Para themelimit të Legalis, z. Sadiku ka shërbyer si këshilltar ligjor i Presidentes së Republikës së Kosovës. Përvoja e tij përfshinë pjesëmarrjen aktive në hartimin e ligjeve të shumta, punën në firma të tjera ligjore dhe menaxhimin e projekteve në OJQ vendore dhe organizata ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka punuar si Trajner për të Drejtat e Njeriut për akterë të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Me ekspertizën që përfshinë të drejtën e korporatave, të drejtën e biznesit, të drejtën e detyrimeve, të drejtën tregtare dhe arbitrazhin, z. Sadiku sjell njohuri të vlefshme për ekipin e Legalis.
Partner Themelues i Legalis, është përfshirë në mënyrë aktive në profesionin e drejtësisë për më shumë se dy dekada. Bekim Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Z. Sejdiu ka shërbyer si Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Para se të emërohej në rolin e tij në gjyqësor, z. Sejdiu shërbeu si ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë dhe si konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork. Z. Sejdiu shërben si konsulent ligjor për disa organizata ndërkombëtare, si dhe trajner për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë të Kosovës.
Partner Themelues në Legalis, ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat. Pas përfundimit të studimeve universitare, z. Geci fillimisht ka punuar në Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Prishtinë, më pas ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Drejtor i Administratës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa së fundi edhe Zëvendës Avokat i Popullit i Kosovës. Pas largimit nga sektori publik dhe para se t’i bashkohej Legalis, z. Geci kishte themeluar zyrën e avokatit Mehdi Geci. Ekspertiza ligjore e z. Geci shtrihet në të drejtën penale, të drejtën administrative, të drejtën pronësore dhe të drejtën e punës.