Partner Themelues në Legalis, ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat. Pas përfundimit të studimeve universitare, z. Geci fillimisht ka punuar në Zyrën e Prokurorit të Qarkut, më pas ka shërbyer si Këshilltar Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Kryesues i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Drejtor i Administratës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa së fundi edhe Zëvendës Avokat i Popullit i Kosovës. Pas largimit nga sektori publik dhe para se t’i bashkohej Legalis, z. Geci kishte themeluar zyrën e avokatit Mehdi Geci. Ekspertiza ligjore e z. Geci shtrihet në të drejtën penale, të drejtën administrative, të drejtën pronësore dhe të drejtën e punës.