Këshilltar i Jashtëm në Legalis, i sjellë zyrës një përvojë gjithpërfshirëse ligjore. Para themelimit të Legalis, z. Murati ka kryer punë të ndryshme të natyrës juridike. Ai ka një përvojë të pasur në akademi, duke shërbyer si profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Kosovë (“UBT”), i specializuar në të drejtën e BE-së, të drejtën ndërkombëtare private dhe arbitrazhin, si dhe mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve. Z. Murati shërbeu si Zëvendës-Shef i Stafit dhe Këshilltar Kryesor Ligjor i Presidentes të Republikës së Kosovës dhe i Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, z. Murati ka shërbyer si ekspert në shumë projekte të organizatave qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare dhe kombëtare. Me ekspertizën e gjerë në të drejtën e BE-së, të drejtën e korporatave, të drejtën detyrimeve, arbitrazhin dhe të drejtën ndërkombëtare private, njohuritë e gjera të Muratit i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme ekipit të Legalis.